Emrah Oktay
08 Qershor 2023•Përditësim: 09 Qershor 2023
Skuadrat e futbollit të Interit dhe Manchester Cityt kanë mbërritur në Istanbul, ku të shtunën do të luajnë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, raporton Anadolu.
Finalistët e Ligës së Kampionëve të këtij viti arritën në aeroportin e Istanbul-it me fluturime çarter dhe më pas shkuan me autobusë në hotelet ku do të qëndrojnë.
Ekipet janë pritur në aeroport dhe janë shoqëruar në hotel me masa të shtuara sigurie.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet më 10 qershor në Stadiumin Olimpik "Atatürk" të Istanbul-it, me fillim nga ora 21:00.