Muhammed Enes Çallı
03 Shtator 2020•Përditësim: 04 Shtator 2020
Tetëmbëdhjetë lojtarë të Boca Juniors janë prekur me koronavirusin e ri (COVID-19), njoftoi klubi argjentinas, raporton Anadolu Agency (AA).
Boca Juniors njoftoi të mërkurën vonë se katër lojtarë kanë simptoma të lehta.
Lojtarët e infektuar aktualisht janë në izolim në përputhje me protokollin për koronavirus dhe ata do ta ribëjnë testin e COVID-19 në ditët në vijim, sipas klubit.