Muhammed Emin Canik
30 Nëntor 2018•Përditësim: 30 Nëntor 2018
BUENOS AIRES (AA) - Ndeshja e dytë e finales së Kupës Libertadores e organizuar nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL), mes rivalëve nga Argjentina River Plate dhe Boca Juniors, do të luhet më 9 dhjetor në Spanjë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i CONMEBOL, Alejandro Dominguez, në konferencën për shtyp në kryeqytetin e Paraguait, Asuncion tha se finalja do të zhvillohet më 9 dhjetor në stadiumin e Real Madrid-it, Santiago Bernabeu.
Dominguez tha se dhuna nuk ka vend në futboll. Ai e falënderoi kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez për shkak të kontributit.
"Finalja do të zhvillohet më 9 dhjetor në ora 20.30, dhe dyert janë të hapur për të gjithë tifozët që e duan të mirën e futbollit. Huliganët as mos të mendojnë të vijnë, për ata nuk ka vend", u shpreh ai.
Ndeshja e dytë e Kupa Libertadores e cila njihet si Liga e Kampionëve e futbollit jugamerikan pritej të luhej të shtunën, por pasi tifozët e River Plate sulmuan autobusin e klubit Boca Juniors, ndeshja ishte anuluar.
Përballja e parë mes dy ekipeve në stadiumin La Bombonera të Boca Juniors kishte përfunduar 2-2.