Ekip
24 Shtator 2021•Përditësim: 29 Shtator 2021
Valtteri Bottas vendosi kohën më të shpejtë në seancën e parë stërvitore për Çmimin e Madh të Rusisë sot përpara kolegut të skuadrës të Mercedes, Lewis Hamilton, transmeton Anadolu Agency (AA).
Koha më e mirë e Bottas prej 1 minutë, 34.427 sekonda ishte për 211 të qindtat më e shpejtë se Hamilton. Kryesuesi i kampionatit Max Verstappen i Red Bull ishte 016 të qindtat më prapa në vendin e tretë.
Charles Leclerc u rendit i katërti me Ferrarin, kurse piloti i Red Bull, Sergio Perez ishte i nënti.
Të dy seancat e së sotme pritet të jenë në pistë të thatë, kurse shira të fortë parashikohen për kualifikim të shtunën dhe shi për garën e së dielës.
Verstappen do të ketë një dënim me tre vende në garë për shkak të përfshirjes së tij në një përplasje me Hamilton në garën e fundit në Itali.