Adel Omeragic
24 Shtator 2021•Përditësim: 25 Shtator 2021
Mali i Zi po përballet me përjashtimin e sportistëve të saj nga të gjitha garat, njoftoi sot Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit (MAShKS), transmeton Anadolu Agency (AA).
Arsyeja për këtë është qëndrimi i Drejtorisë për Rini dhe Sport ndaj Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA). Në rast se nuk vjen deri te përjashtimi, sportistët malazezë do të mund të garojnë, por jo nën flamurin dhe himnin malazez.
Lidhur me këtë, ministria përkatëse shkarkoi Vasilije Lalosheviç nga pozita e drejtoreshës së Drejtorisë për Rini dhe Sport të Malit të Zi. Në deklaratën e tyre, ata theksojnë se Lalosheviç tejkaloi kompetencat e saj të definuara dhe të përcaktuara qartë dhe se me veprimet e saj ajo e solli sportin në një pozitë të palakmueshme në të gjithë Malin e Zi.
"Drejtoria për Rini dhe Sport injoroi Agjencinë Botërore Anti-Doping (WADA) sepse nuk e dorëzoi Pyetësorin për vitin e kaluar, as nuk patën ndonjë kontakt me WADA, për çka agjencia u përpoq të kontaktonte autoritetet malazeze përmes kanaleve të brendshme kanale", thuhet në deklaratën e MAShKS.
Më tej theksohet se si rezultat i asaj që u tha më sipër, Mali i Zi do të përjashtojë sportistët e saj nga të gjitha garat.
"Në rast se nuk na përjashtojnë, sportistët mund të garojnë, por jo nën flamurin dhe himnin tonë. Menjëherë pas këtij informacioni, MAShKS kontaktoi WADA, e cila pati një seancë në Montreal në mes të gushtit", thuhet në deklaratën e MAShKS.
Thuhet se MAShKS do të bëjë gjithçka për të korrigjuar gabimet dhe lëshimet e bëra në kohën më të shkurtër të mundshme, si dhe sportistëve do t'u sigurojë kushte optimale të punës dhe për të arritur rezultate të larta në të gjitha garat ndërkombëtare.
Ushtrues detyre i drejtorit të Drejtorisë për Rini dhe Sport u emërua Marko Begoviç.