Doga Kirmizioglu
18 Qershor 2019•Përditësim: 19 Qershor 2019
Kampioni i Superligës së Shqipërisë, Partizani, do të përballet me Qarabağ nga Azerbajxhani, ndërsa kampioni i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, do të ndeshet me Nomme Kalju të Estonisë në kuadër të raundit eliminator të Ligës së Kampionëve të UEFA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Përballjet u bënë të ditura në shortin e hedhur në qytetin Nyon të Zvicrës.
Ndeshjet e para do të zhvillohen 9-10 dhe 16-17 korrik.
Ndeshjet janë si në vijim:
Nomme Kalju (Estoni) - Shkëndija (Maqedonia e Veriut)
Süduva (Lituani) - Crvena Zvezda (Serbi)
Ararat-Armenia (Armeni) - AIK (Suedi)
Astana (Kazakistan) - CFR Cluj (Rumuni)
Ludogorets (Bullgari) - Ferencvaros (Hungari)
Celtic (Skoci) - Sarajevë (Bosnjë dhe Hercegovinë)
Sheriff (Moldavi) - Saburtalo (Gjeorgji)
F91 Dudelange (Luksemburg) - Valletta (Malta)
Partizani (Shqipëri) - Qarabağ (Azerbajxhan)
Slovan Bratislava (Sllovaki) - Sutjeska (Mali i Zi)
Linfield (Irlanda e Veriut) - Rosenborg (Norvegji)
Valur Reykjavik (Izlandë) - Maribor (Slloveni)
Dundalk (Republika e Irlandës) - Riga (Letoni)
The New Saints (Uells) - Fitues i raundit preliminator
HJK Helsinki (Finlandë) - HB Torshavn (Ishujt Faroe)
BATE Borisov (Bjellorusi) - Piast Gliwice (Poloni)