Dejan Maksimoviç
24 Mars 2016•Përditësim: 25 Mars 2016
NYON (AA) – Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) po shqyrton mundësinë për ndryshimin e formatit të Ligës së Kampionëve evropian të futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Propozimi i cili është duke u shqyrtuar parasheh uljen e numrit të ekipeve pjesëmarrëse në garën elite të futbollit evropian.
Varianti i përfolur është një format i cili do të krijonte hapësirë për më shumë ndeshje në fazën e nokautit duke formuar dy “super liga” me nga tetë ekipe secila, për dalllim nga formati aktual prej 32 ekipeve të ndara në tetë grupe me nga katër.