Erkan Tiryaki
23 Gusht 2017•Përditësim: 24 Gusht 2017
STAMBOLL (AA) - Erkan Tiryaki
Atleti kombëtar i klubit të Fenerbahçe-s i cili fitoi medalje ari në Kampionatin Botëror të Atletikës në garën 200 metra për meshkuj, Ramil Guliyev, tha se përpara se të merrte medaljen mori lajmin për 15 vjeçarin Eren Bülbül i cili u masakrua nga terroristët e PKK-së në rajonin Maçka, të qytetit Trabzon, dhe për këtë arsye në ceremoni ka bërë përshëndetjen ushtarake.
Guliyev i cili ka hyrë në historinë e sportit turk me medaljen e artë në garën 200 metra me 20.09 që u mbajt në kryeqytetin e Britanisë, Londër, ka folur për Anadolu Agency (AA).
Duke shpjeguar kuptimin e përshëndetjes ushtarake që ka bërë gjatë intonimit të himnit përpara ceremonisë së medaljes, ku ai ka mësuar me një hidhërim të madh lajmin për martirizimin e Eren Bülbül, sportisti 27 vjeçar është shprehur "Përpara ceremonisë së medaljes mora lajmin që 15 vjeçari Eren Bülbül kishte rënë dëshmor pasi u masakrua nga terroristët e PKK-së në Trabzon. Mendova se ‘çfarë mund të bëj‘? dhe për të tërhequr vëmendjen e të gjithë botës bëra përshëndetjen ushtarake. Ishte një lajm pikëllues e i hidhur. Për këtë arsye dëshiroja të tërhiqja vëmendjen me përshëndetjen ushtarake. Ia kam dedikuar atij medaljen që kam fituar."
"E dija se do të fitoja medalje"
Sportisti turk me origjinë nga Azerbajxhani ka theksuar se këtë sukses e ka arritur si rezultat i një pune të madhe.
Pasi ka theksuar se ka kryer një hyrje shumë të mirë në sezon Guliyev ka shtuar se "Ky sukses është arritur falë një pune të madhe. Kam kryer një hyrje shumë të mirë në sezon. Përpara se të fillonte gara e kam shprehur se kam mundësinë për të marrë medalje. Kur kalova vizën e finishit po vëreja në ekran se ku ndodhet emri im në treshen e parë. Kur dola i pari i gëzova shumë. Për mua nuk ishte një sukses që mund të themi se ishte i "pabesueshëm". Unë e dija se mund ta arrija këtë dhe të merrja medalje. Kam besuar gjithmonë se do t'ia dilja mbanë".
"Shpresoj të vazhdoj të marr përgëzime"
Ramil Guliyev, është shprehur se është shumë i gëzuar nga përgëzimet e marra nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, dhe duke bërë të ditur se ka marrë përgëzime edhe nga presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, sportisti Guliyev, ka theksuar: "Me të vërtetë jam shumë i gëzuar dhe i lumtur. Shpresoj që këto vlerësime të jenë edhe më të mira. Pas këtyre vlerësimeve duhet të kaloj në një fazë më lart. Duhet të bëj më shumë se kaq. Kam patur një mbështetje të madhe, u gëzova shumë nga mesazhi i presidentit tonë. Gjithashtu edhe për mesazhin përgëzues nga presidenti i Azerbajxhanit İlham Aliyev. Unë këtë sukses e kam arritur në Turqi, ku edhe shumë persona më kanë përgëzuar. Shpresoj që në të ardhmen të arrij rezultate edhe më të mira. Me të vërtetë kam arritur të përfaqësoj flamujt e dy vendeve atje. Ky është një sukses i madh për të dy vendet, ku Turqia dhe Azerbajxhani janë një popull."
Duke shpjeguar se pas fitores së medaljes së artë se ka kryer një bisedë të shkurtër me atletin e njohur botëror Usain Bolt, sportisti Guliyev, ka bërë vlerësimin se "Kur Bolt vjen në një vend të pasionuarit nuk lënë të qetë. Me atë munda të bisedoja për 2 minuta. Më tha që të vazhdoja sukseset dhe më përgëzoi. Bolt për shkak se nuk ka qenë i pranishëm në garat e mëparshme nuk mori pjesë në garat 200 metra. Sikur të merrte pjesë do të bënim analizën sipas kësaj. Do të shikonim duke vlerësuar situatën e tij dhe se si të garonim me të."
Ndërsa ndaj pyetjes për pritshmëritë nëse do të bëhet apo jo një "Bolt i ri" kampioni botëror në atletikë është përgjigjur se "Në sport mund të ndodhë gjithçka. Shpresoj që të kem rezultate më të mira. Në fund të fundit, unë nuk po e përfundoj karrierën time sportive. Do të shikojmë vitin e ardhshëm. Ndoshta mund të dalë një tjetër i ri si Bolt. Tek unë nuk kishte vëmendje, përpara garës finale as kamerat nuk erdhën tek mua. Shpresoj që vitin e ardhshëm të arrij sërish këtë suskes".
Klubi i Fenerbahçe-s nuk më la jashtë
Ndër të tjera Ramil Guliyev është shprehur se në vitin 2010 ka ardhur në Turqi për klubin e Fenerbahçe-s i cili i ka dhënë një mbështetje të madhe.
"Unë erdha këtu sepse më kërkonte Fenerbahçe. Shpreh falënderimet për presidentin e klubit Aziz Yıldırım dhe bordin drejtues. Po të mos ishte një mbështetje e tillë, ndoshta nuk do të kishte edhe një sukses të tillë. Me të vërtetë është një arritje shumë e madhe për vendin. Jam personi i dytë që e arrij këtë në Evropë. Jam shumë i lumtur që kam fituar një medalje të tillë në emër të Turqisë. Kur mbërrita këtu nuk munda të marr pjesë në garat ndërkombëtare për shkakun se isha i dënuar me 3 vite. Mendoni një sportist ka një dënim prej 3 vitesh dhe për këtë arsye nuk mund të fitojë medalje në arenën ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë i ofroni pagën dhe çdo mbështetje. Ku edhe pas 3 vitesh nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Në klubin e Fenerbahçe-s askush nuk më la jashtë dhe kanë bërë atë që kam dëshiruar. Kjo është një gjë shumë e madhe për mua. Për këtë i shpreh falënderimet e mëdha klubit tim".