Erbil Başay
10 Gusht 2018•Përditësim: 10 Gusht 2018
BERLIN (AA) - Atleti i kombëtares turke, Ramil Guliyev, fitoi medaljen e artë në garën 200 metra për meshkuj në Kampionatin Evropian të Atletikës në Berlin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në mbrëmjen e ditës së tretë në Kampionatin Evropian të Atletikës në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë u zhvillua gara finale 200 metra për meshkuj, ku atleti Ramil Guliyev, fitoi medaljen e artë me 19.76 sekonda duke thyer rekordin në Kampionat dhe atë të Turqisë.
Guliyev, i cili është me origjinë nga Azerbajxhani, por fitoi nënshtetësinë turke në vitin 2011, siguroi medaljen e parë të artë për Turqinë vitin e kaluar, në 200 metra për meshkuj në Kampionatin Botëror 2017 në Londër.
Ndërkohë theksohet se britaniku Nethaneel Mitchell-Blake ka fituar medalje argjendi me 20.04, dhe me po të njëjtën kohë zviceriani Alex Wilson ka fituar medalje bronzi.