Muhammed Enes Çallı
07 Tetor 2019•Përditësim: 08 Tetor 2019
Sulmuesi i Los Angelos FC, meksikani Carlos Vela ka thyer rekord në Ligën e parë të futbollit amerikan (Major League Soccer -MLS), për më së shumti gola të shënuar në vetëm një sezon, raporton Anadolu Agency (AA).
Lojtari 30-vjeçar shënoi një hat-trick për Los Angelos FC, duke mposhtur Colorado Rapids me 3:1 në Stadiumin Banc të Kalifornisë të shtunën, dhe duke çuar në 34 numrin e golave të shënuar dhe duke thyer rekordin.
Rekordi për më së shumti gola të shënuar sezonin e kaluar i takoi venezuelasit Josef Martinez, lojtarit të Atlanta United i cili shënoi 31 gola sezonin e kaluar.
Duke shënuar 34 gola në 31 ndeshje, performaca e jashtëzakonshme e Vela-s pati një rol të rëndësishëm në suksesin e skuadrës së tij gjatë sezonit të rregullt.
Los Angelos FC qëndron në krye të tabelës të Konferencës Perëndimore në fund të sezonit, me 16 pikë para Seattle Sounders.