Fatih Erel
04 Tetor 2016•Përditësim: 05 Tetor 2016
GJENEVË (AA) - Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka zbutur pezullimin për tenisten ruse Marija Sharapova nga 2 vite në 15 muaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Tenistja ruse në ankimimin e saj kërkoi heqjen e plotë ose zbutjen e dënimit për pezullim dy vjeçarë të pjesëmarrjes në aktivitete sportive të cilën më herët e vendosi Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF).
Për datë të fillimit të zbatimit të ndalesës është caktuar 26 janari i vitit 2016, ndërsa dënimi do të skadojë më 26 prill 2017-të, që do të thotë se Sharapova do të ketë të drejtë pjesëmarrjeje në turneun e dytë Grand Slam të vitit, në Paris.