Fatih Erel
29 Prill 2016•Përditësim: 29 Prill 2016
GJENEVË (AA) - Michel Platini, ish-presidenti i UEFA-s i cili u përjashtua nga futbolli për gjashtë vite, pas mospranimit të dënimit ka marrë pjesë në seancën e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), ku dëshmi dha edhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediumet zvicerane, Platini u paraqit në seancën e mbyllur për media në Lozanë në orën 7:00, ndërsa Blatter iu bashkëngjit seancës në orën 9:30.
Në fjalimin e mbajtur para seancës, duke shpresuar se dënimi do të tërhiqet, Platini tha se: “Sot gjendemi në një ndeshje të re finale. Shpresoj që rezultati të jetë i mirë. Jam optimist se do të fitojmë”. Ndërkaq, Blatter u shpreh se do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve në funksionin e dëshmitarit.