Mehmet Sevinç
02 Maj 2016•Përditësim: 03 Maj 2016
STAMBOLL (AA) – Tenisti bullgar Grigor Dimitrov mbrëmë humbi ndeshjen finale të turneut ATP në Stamboll nga tenisti i ri argjentinas, Diego Schwartzman, por nga terreni u përcoll me fishkëllima dhe pakënaqësi të publikut, jo për shkak të lojës së dobët, por për shkak të sjelljeve të pahijshme dhe thyerjes së reketëve në terren, raporton Anadolu Agency (AA).
Schwartzman (23) ngadhnjeu ndaj Dimitrovit me 6:7, 7:6, 6:0 dhe fitoi trofeun e tij të parë ATP-së në karrierën e tij, kurse gjatë javës së mrrekullueshme në Stamboll në rrugën drejt finales, mundi Facundo Banjisi, Bernard Tomiç, Damir Dzumhur dhe Federico Delbonis.
Megjithatë, finalja e mbrëmshme do të mbahet mend nga sjelljet e pahijshme të finalistit të mposhtur Dimitrov, i cili për shkak të këtyre sjelljeve u dënua dy herë duke i dhënë pikë kundërshtarit të tij.