Admir Fazlagikj
14 Qershor 2017•Përditësim: 15 Qershor 2017
SHKUP (AA) – Kryetari Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilço Gjorgjioski bashkë me presidentin e UEFA-së, Alexander Çeferin, do të jenë personat të cilët do të ndajnë trofeun dhe medaljet në finalen e ndeshjes së Super Kupës mes Real Madrid dhe Manchester United që do të luhet më 8 gusht në arenën nacionale "Filipi II" në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftojnë nga FFM, kreu i futbollit të Maqedonisë ka pasur një takim me përfaqësues të Real Madridit dhe Manchester Unitedit, Emilio Butragenjo dhe Louis Saha, me të cilët mori pjesë në konferencën e parë për shtyp me rastin e ndeshjes që do të luhet në Shkup.
"Yjet e madha të futbollit botëror edhe një herë shprehën besimin se ndeshja do të jetë një spektakël i vërtetë, ndërsa Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe Shkupi do të jenë nikoqirë të shkëlqyer të eventit”, thonë nga FFM.