Emre Doğan
05 Gusht 2017•Përditësim: 06 Gusht 2017
STAMBOLL (AA) - Gara e 10-të e sezonit të MotoGP e cila është një nga organizimet sportive me motorë nga më të rëndësishmet në botë do të organizohet në Çeki, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara e cila do të zhvillohet në pistën prej 5,4 kilometra Monster Energy në qytetin Bërno do të nisë në ora 14.00.
Ndërsa bëhet e ditur se 6 nga 9 garat e kaluara të MotoGP janë fituar nga pilotët spanjollë dhe 3 nga pilotët italianë. Spanjolli Maverick Vinales nga ekipi Movistar Yamaha ka qenë fituesi i etapës së parë, të dytë dhe të pestë. Ndërsa spanjolli Marc Marquez nga ekipi i Repsol Honda fitues i etapës së tretë, të nëntë dhe të katërt në Dani Pedrosa.
Gjithashtu italiani Andrea Dovizioso nga ekipi Ducati ka qenë fitues i etapës së gjashtë dhe të shtatë, ndërsa italiani Valentino Rossi nga ekipi Movistar Yamaha fitues i etapës së tetë.
Pas 9 garave të sezonit të parë klasifikimi i pilotëve në renditjen e 5 të parëve është si më poshtë:
1. Marc Marquez (Spanjë) - 129 pikë
2. Maverick Vinales (Spanjë) - 124
3. Andrea Dovizioso (Itali) - 123
4. Valentino Rossi (Itali) - 119
5. Dani Pedrosa (Spanjë) - 103