Mutlu Demirtaştan
06 Nëntor 2015•Përditësim: 06 Nëntor 2015
STAMBOLL (AA) - Gara e fundit e sezonit në organizimin më të rëndësishëm të garave të motoçikletave MotoGP, do të mbahet në fundjavë në Spanjë, raporton Anadolu Agency (AA).
Grand Prix-i i Spanjës do të mbahet në Pistën “Ricardo Tormo” e cila ndodhet në qytetin Valencia dhe është e gjatë 4 kilometra, ku do të zhvillohen 30 raunde. Nesër do të zhvillohet raundi i klasifikimeve, ndërsa gara do të zhvillohet më 8 nëntor të dielën.
Në garën e Grand Prix-it në Malajzi, Valentino Rossi pas kontaktit të tij me rivalin Marc Marquez, me arsyen se e ka shtyrë motoçikletën e Marquez-it u dënua dhe në garën e fundit të sezonës do të nis i fundit.
Para garës së Spanjës piloti i Movistar Yamaha-s italiani Rossi me 312 pikë është në pozitën e parë. Rossi i cili e humbi shansin për kampion në garën e fundit, kolegu i tij nga ekipi spanjoll Jorge Lorenzo ka 305 pikë.
Në garat në Katar, Argjentinë, Holandë dhe Britani të Madhe piloti italian i Movistar-it, Valentino Rossi arriti vendin e parë, ndërsa në garat në SHBA, Gjermani, San Marino, Indianapolis dhe Australi piloti spanjoll i Repsol Honda-s Marc Marquez arriti vendin e parë.
Në garat në Spanjë, Francë, Itali, Katalunjë, Çeki dhe Aragon piloti spanjoll i Movistar Yamaha-s Jorge Lorenzo arriti në pozitën e parë. Në garën që u mbajt në Japoni dhe Malajzi piloti spanjoll i Repsol Honda-s, Dani Pedrosa ishte ai i cili arriti vendin e parë.
Para garës së fundit të sezonës, 5 vendet e para të klasifikimeve të pilotëve dhe të ekipeve renditen siç mund të shihni në vijim:
- Klasifikimi i pilotëve
1. Valentino Rossi (Itali) - 312 pikë
2. Jorge Lorenzo (Spanjë) - 305
3. Marc Marquez (Spanjë)) - 222
4. Dani Pedrosa (Spanjë)) - 190
5. Andrea Iannone (Itali) - 188
Klasifikim i ekipeve:
1. Movistar Yamaha - 617
2. Repsol Honda - 417
3. Ducati - 341
4. Monster Yamaha Tech 3 - 274
5. Suzuki Ecstar - 189