Dejan Maksimoviç
13 Maj 2016•Përditësim: 13 Maj 2016
PRAGË (AA) – Dy gjyqtarët që ishin të dehur gjatë ndeshjes së futbollit të ligës elitare, janë pezulluar nga ana e Federatës së Futbollit të Çekisë (FACR), raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen mes Slavia Praga-s dhe Pribrama, që lufton për të qëndruar në ligë, arbitri i katërt Marek Pilny dhe ai shtesë i linjës Jiri Jech ishin në gjendje të dehur.
Për këtë shkak ata do të humbin licencën për gjykim dhe do të përballen me procedura disiplinore, theksojnë nga FACR.
Në njoftimin thuhet se Pilny ka qenë “dukshëm i dehur”, ndërsa Jech “ka urinuar gjatë ndeshjes”. Sjellja e Pilny në gjendje të alkoolizuar është xhiruar, ndërsa videoja u publikua edhe në YouTube.
“Ata jo vetëm që kishin pirë, por ata ishin të dehur. Ata dy për ne më nuk ekzistojnë”, tha Miroslav Pelta, president i FACR.