Dejan Maksimoviç
06 Prill 2016•Përditësim: 06 Prill 2016
SARAJEVË (AA) – Klubi me më së shumti trofe në Skoci, Glasgow Rangers, pas disa vitesh të kaluara në garat më të ulëta, për shkak të problemeve financiare, ia doli që të kthehet në Premier ligën e Skocisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Me fitoren ndaj Dumbarton në terrenin vendas “Ibrox park” me rezultatin 1:0, Rangers në katër xhiro para fundit të garës në Championship (liga e dytë në Skoci) siguroi vendin e parë me 17 pikë avantazh në krahasim me ekipin e dytë të plasuar Falkirk.
Me këtë përfundoi rrugëtimi katër vjeçar i Rangersa-ve nga fundi i futbollit skocez deri në kthimin në elitë.