Muhammed Enes Çallı
23 Shtator 2020•Përditësim: 23 Shtator 2020
Chicago Bulls caktuan Billy Donovan si trajnerin e tyre të ri të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Jemi shumë të kënaqur që mirëpresim Billy dhe familjen e tij në Chicago Bulls. Suksesi që ai ka arritur gjatë karrierës së tij si trajner e vë atë në një nivel të lartë", tha Arturas Karnisovas, nënkryetar ekzekutiv i operacioneve të basketbollit të Bulls, në një deklaratë.
"Ne njohim aftësinë e tij për të ndihmuar lojtarët e tij që të arrijnë potencialin e tyre, si individualisht ashtu edhe kolektivisht. Ai do të përputhet mirë me listën tonë. Qoftë si lojtar apo si trajner, ai ka fituar kudo gjatë karrierës së tij dhe shpresojmë që kjo të vazhdojë edhe këtu në Chicago", theksohet në deklaratë.
Donovan, 55 vjeç, më parë drejtoi Oklahoma City Thunder nga 2015 deri në 2020.
"Dua të falënderoj Jerry, Michael, Arturas dhe Marc për mundësinë që më dhanë për të drejtuar Chicago Bulls. Gjithashtu dua t'i falënderoj ata për kohën dhe përpjekjet që kanë bërë në këtë proces të angazhimit tim. Jam i ngazëllyer të bashkëpunoj me Arturas ndërsa punojmë së bashku në emër të këtij privilegji historik", tha Donovan.