Emre Aşıkçı
23 Shtator 2020•Përditësim: 24 Shtator 2020
Klubi anglez i futbollit, Wolverhampton Wanderers sot konfirmoi nënshkrimin me Nelson Semedo, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Jam shumë i ngazëllyer që jam këtu. Ky është një ekip shumë i mirë. Të luaj në Premier Ligë gjithashtu është një ëndërr për mua. Kështu që jam shumë i ngazëllyer që të filloj, të takoj shokët e mi të skuadrës dhe të filloj stërvitjet", tha 26-vjeçari Semedo.
"Ata mund të presin një mbrojtës modern të djathtë, i cili pëlqen të sulmojë. Unë mund t'i sjell ekipit ritmin dhe shpejtësinë. Më pëlqen të shkoj përpara dhe të kthehem. Ata mund të presin shumë punë dhe shumë ambicie". shtoi ai.
Semedo në bazë të kontratës do të qëndroj në Molineux deri në qershor 2023, me mundësinë e vazhdimit të kontratës deri në qershor 2025, thuhet në deklaratën e klubit.
Barcelona në faqen e saj të internetit tha se pala angleze do të paguajë 35 milionë dollarë, plus 11 milionë dollarë të tjera me shuma të ndryshme për klubin spanjoll.
Semedo ndihmoi Barcën të fitonte dy tituj në La Liga ndërsa shënoi dy gola dhe 11 asiste në 124 ndeshje.