Ekip
26 Mars 2019•Përditësim: 27 Mars 2019
Mick Schumacher do të bëjë dhe një hap më afër duke ndjekur shtigjet e të atit pas xhirove testuese zyrtare javën e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipi i Ferrarit bën të ditur se 20-vjeçari Schumacher do të ngasë më 2 prill në Bahrein.
Gjermani i cili garon në Formula 2 këtë vit me ekipin Prema dhe që është anëtar i Akademisë së pilotëve të Ferrarit, do të ngasë dy ditë të sezonit testues. Më 3 prill ai do të jetë në timonin e një Alfa Romeo në pistën Sakhir.
Babai i Mick-ut, Michaeli ka fituar 7 tituj në Formula 1, pesë prej të cilave me Ferrari nga viti 2000-2004. Michael Schumacher po ashtu mban rekordin me 91 fitore të garave dhe radhitet i dyti për arritjen e 'pole position' pas Lewis Hamilton.
Ngasja testuese pason pas debutimit të Mick Schumacher në F2 këtë fundjavë.
"Qëllimisht i kam vendosur të gjitha mendimet për testin në njërën anë, sepse jam shumë i lumtur që marr pjesë në garën time të parë në F2 dhe dua të përqendrohem 100 për qind në fundjavën që vjen", ka thënë Mick Schumacher.