Alma Çekovic
08 Janar 2018•Përditësim: 08 Janar 2018
BARCELONË (AA) – Futbollisti brazilian, Philippe Coutinho, deklaroi se kalimi i tij në Barcelonë, paraqet realizimin e ëndrrës së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Braziliani kaloi te gjiganti katalonas nga Liverpooli për një shumë prej 160 milionë euro, me çka tashmë ka marrë primatin e një ndër futbollistët më të shtrenjtë në botë.
Pas ndeshjes së mbrëmshme Barcelona -Levante (3:0), Coutinho bëri disa fotografi me fanellën e klubit, ndërsa për sot pasdite është paraparë prezantimi zyrtar të cilit do ti paraprijë nënshkrimi i një kontrate.
"Përshëndetje tifozë të Barcelonës, tashmë kam ardhur këtu. Ky është realizimi i një ëndrre, shpresoj të shihemi", tha 25 vjeçari në një video incizim të shkurtër të publikuar në Twitter.