Yunus Kaymaz
26 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
LONDËR (AA) – Përfaqësuesi i kombëtares gjermane në futboll dhe njëherit mesfushori i ekipit të Arsenalit Mesut Ozil këtë sezon ka thyer rekordin për nga numri i krijimit të shanseve për gol në një sezon të Premier ligës angleze, raporton Anadolu Agency (AA).
Ozil, i cili në vitin 2013 nga Real Madridi kaloi tek “topçinjtë” për një shumë prej 54 milionë euro, gjatë 35 xhirove në këtë sezon 137 herë ka qenë krijues i shanseve për gol, që është rekord në Premier ligën angleze.
Pronar i këtij rekordi deri në këtë sezon ka qenë futbollisti i Chelsea Frank Lampard, i cili në sezonin 2008-2009, 134 herë ka qenë krijues i shanseve për gol.
Ozil po ashtu është edhe asistuesi më i mirë këtë sezon me 18 asiste të shënuara, që është vetëm dy asiste më pak se rekordi i Thierry Henry, i cili 20 herë asistoi në sezonin 2002-2003.