Dejan Maksimoviç
25 Janar 2017•Përditësim: 25 Janar 2017
LIVERPOOL (AA) – Futbollisti brazilian, Philippe Coutinho (24) ka vazhduar bashkëpunimin me Liverpoolin deri në vitin 2022, theksojnë mediat britanike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Coutinho, i cili më parë u kthye në fushë pas gjashtë javë mungesë për shkak të një lëndimi, këtë stinor arriti të shënojë gjashtë gola në 18 ndeshje.
“Nënshkrova kontratë të re, që më garanton se do të jem këtu edhe disa vite, që është nder i madh për mua. Për këtë shkak unë jam shumë i lumtur, meqë nga dita e parë edhe njerëzit e klubit edhe tifozët më kanë pritur krah hapur. Falënderoj klubin për gjithçka. Në disa ndeshje nuk ishim në nivelin më të lartë. Megjithatë, jemi të gatshëm të ngrihemi edhe një herë dhe të vazhdojmë betejën në Premier ligë”, tha Coutinho.
Braziliani në Liverpool mbërriti në vitin 2013 nga Interi i Milanos. Deri tani për “reds-at” ka luajtur 162 ndeshje dhe shënoi 35 gola. Për ekipin nacional ka luajtur 23 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola.