Yunus Kaymaz
30 Maj 2019•Përditësim: 01 Qershor 2019
Ekipet angleze Liverpool dhe Tottenham, të shtunën do të luajnë finalen e Ligës së Kampionëve te e cila kanë mbëritur me nga 4 disfata secila, shkruan Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e finales do të luhet të shtunën në stadiumin “Wanda Metropolitano“ në Madrid, ndërsa drejtësinë do ta ndajë referi slloven Damir Skomina.
Liverpooli arriti në finale me shtatë fitore të shënuara, pësoi katër disfata ndërsa shënoi edhe një barazim. Në 12 ndeshje Liverpooli ka shënuar 22, ndërsa ka pranuar 12 gola.
Ekipi nga “Anfield“ luajti në grupin “C“ me Crvena Zvezdën, Napolin dhe PSG-në, ndërsa kualifikimin e siguroi nga vendi i dytë në tabelë me tre fitore dhe tre humbje. Të përzgjedhurit e Jurgen Kloppit mposhtën kundërshtarët në “Anfield“, por pësuan disfata në Beograd, Napoli dhe në Paris.
Liverpool luajti shumë më sigurt në çerekfinale dhe gjysmëfinale ku eliminoi Bayernin dhe Porton pa humbje, ku pastaj radha i erdhi ndeshjes me Barcelonën në gjysmëfinale.
Në ndeshjen e parë në "Camp Nou", Barcelona mposhti anglezët me një rezultat të thellë 3: 0, ndërsa akoma më e thëllë ishte hakmarrja e Liverpoolit në "Anfield Road" ku triumfoi me shifrat 4: 0, me çka eleminoi favoritin kryesor për titullin e më të mirit në Evropë.
Kjo do të jetë finalja e dytë e njëpasnjëshme për Liverpoolin, i cili përballë do të ketë anglezët e Tottenhamit.
Të përzgjedhurit e Mauricio Pochettinos në 12 ndeshje shënuan 20 herë ndërsa pësuan dhjetë.
Ekipi nga Londra luajti në grupin B me Barcelonën, Interin dhe PSV-në, ndërsa garat i vazhdoi nga vendi i dytë, me dy fitore, dy barazime dhe dy humbje.
Me fitoren bindëse kundër Borrusisë së Dortmundit, Tottenhami avancoi në të tetën e finale, që më vonë në një përballje tejet interesante në çerekfinale, në dy ndeshjet e zhvilluara ishme më i mirë se kampioni anglez Manchester City.
Edhe në gjysmëfinale Tottenhami ofroi emocione në përballjet me Ajaxin, të cilin e eleminoi në minutat shtesë.
Liverpool dhe Tottenhami vlejnë për ekipe që luajnë futboll sulmues, kështu që finalja pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht tërheqëse.
Sulmin e Liverpoolit e kryesojnë Mohammed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Man, dhe që të tre kanë nga katër gola këtë sezon.
Sulmi i Tottenhamit kryesohet nga Harry Kane, Lucas dhe Song Heung-min.
Kane dhe Lucas kanë shënuar nga pesë ndërsa Son katër gola.