Muhammed Enes Çallı
25 Mars 2020•Përditësim: 26 Mars 2020
Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach ka thënë se shpreson që data e re për Lojërat Olimpike "Tokio 2020" do të caktohet së shpejti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për të ardhmen e Lojërave Olimpike, Bach tha se nesër do të takohet me 33 përfaqësues nga federatat sportive në të gjithë botën për të diskutuar orarin e ri.
Ai tha se pas takimit do të marrin në konsideratë edhe kalendarët e sporteve të tjera për periudhën kohore kur do të zhvilloheshin Lojërat Olimpike.
Bach shtoi se të gjitha alternativat janë tryezë për ricaktimin e Lojërave Olimpike "Tokio 2020", duke shtuar se qëllimi është që evenimenti të organizohet dhe të përmbushen ëndrrat e sportistëve.
IOC dhe qeveria japoneze dje u dakorduan për prolongimin e Lojërave Olimpike "Tokio 2020" për një vit, pasi bota përballet me ndikimin e koronavirusit.