Mutlu Demirtaştan
26 Mars 2020•Përditësim: 30 Mars 2020
Për shkak të pandemisë së koronavirusit është shtyrë gara e kampiontit të Moto GP, e cila ishte planifikuar të mbahej në Spanjë në fillim të majit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Organizatori në një deklaratë tha se gara, e cila duhej të mbahej nga 1 deri më 3 maj në qytetin spanjoll Jerez, është shtyrë dhe se data e re e mbajtjes do të publikohet më vonë.
Kjo është gara e katërt që është shtyrë për shkak të koronavirusit, pasi që më parë u shtynë garat në Katar, Tajlandë, SHBA dhe Argjentinë.
Në rast se nuk ndodhin shtyrje tjera, gara e radhës sipas planifikimit është GP Francë nga data 15 deri më 17 maj.