Servet Günerigök
05 Mars 2016•Përditësim: 06 Mars 2016
ANKARA (AA) – Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (IOC), Thomas Bach, ka konfirmuar lajmin se refugjatët do të mund të marrin pjesë në lojërat verore olimpike të cilat do të mbahen në qytetin Rio të Brazilit, raporton Anadolu Agency.
"Do të ftojmë atletët e aftë, ose refugjatët, që të formojnë një ekip për lojërat olimpike në Rio de Janeiro. Ata do të marshojnë duke mbajtur flamurin olimpik, ndërkohë që për nderë të tyre do të intonohet edhe himni i olimpiadës" deklaroi Bach gjatë një konference për mediat në Ankara pas takimit me ministrin e Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Akif Kilic.
"Do të jetë hera e parë që një ekip i tillë do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike” shtoi më tej ai.