Emre Aşıkçı
07 Tetor 2020•Përditësim: 07 Tetor 2020
Ylli austriak i tenisit Dominic Thiem u eliminua nga French Open, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri tre në botë dje u mund nga argjentinasi Diego Schwartzman në ndeshjen maratonike të çerekfinales në Paris.
Pas përballjes për pak më shumë se pesë orë, Schwartzman siguroi fitoren 7:6 (1), 5:7, 6:7 (6), 7:6 (5), 6:2 kundër kampionit të US Open, duke arritur për herë të parë në gjysmëfinalen e Grand Slam.
Ai do të përballet me kampionin e French Open, Rafael Nadal, i cili hyri në gjysmëfinale me një fitore të lehtë kundër Jannik Sinner.
Ylli spanjoll Nadal sfidoi lehtë italianin Sinner, duke fituar 7:6, 6:4 dhe 6:1 në më pak se tre orë.