Emre Aşıkçı
07 Tetor 2020•Përditësim: 07 Tetor 2020
Fituesi i Kupës Botërore të Gjermanisë, Mario Götze, është bashkuar me klubin holandez PSV Eindhoven me një marrëveshje dyvjeçare, njoftoi klubi të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Götze, kontrata e të cilit me Borussia Dortmund skadoi këtë vit, u transferua në klubin holandez me një transferim falas.
"Vazhdova me stërvitjet dhe jam i gatshëm për aventurën e re. Jam duke pritur të bashkohem me shokët e mi të rinj të ekipit për stërvitje të plotë dhe të përgatitem për ndeshjet e ardhshme", tha 28-vjeçari në një deklaratë.
"Kam pasur shumë oferta këtë verë, por jam njeri me ndjenja dhe vet i marr vendimet e mia. Ndihem se jam gati për një sfidë shumë të ndryshme dhe kam besim se ky duhet të jetë një tranzicion shumë i rehatshëm për mua", tha ai.
Götze u bë me famë globale me golin e tij fitues për Gjermaninë në finalen e Kupës së Botës 2014 kundër Argjentinës.
Mesfushori gjithashtu ka luajtur për Bayern Munich, me të cilën fitoi Kupë Botërore të Klubeve të FIFA-s, Super Kupë e UEFA-s dhe tre tituj të Bundesligës me gjigantin gjerman.