Can Erözden
07 Tetor 2020•Përditësim: 07 Tetor 2020
Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil u shpreh i gatshëm të paguaj pagën e maskotës të klubit anglez të futbollit, i cili u shkarkua këtë javë me qëllim të uljes së shpenzimeve mes mungesës së spektartorëve për shkak të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Unë isha aq i trishtuar që Jerry Quy i njohur si maskota jonë e famshme dhe besnike @Gunnersaurus dhe pjesë integrale e klubit tonë u bë i tepërt pas 27 vitesh. Kështu, unë ofroj të rimbursoj @Arsenalin me pagën e plotë të djalit tonë të madh të gjelbër për sa kohë që unë do të jem lojtar i Arsenalit", shkroi Ozil në Twitter.
Mesfushori 31-vjeçari shtoi se është i gatshëm të paguaj për "Gunnersaurus" në mënyrë që Quy të "vazhdojë punën e tij që ai e do aq shumë".
Ozil, shtetas gjerman me origjinë turke, ndihmoi Gjermaninë të fitonte Kupën e Botës në vitin 2014.
Arsenali u gjet nën sulmin e tifozëve të saj në mediat sociale pasi bordi i klubit hoqi të hënën maskotën e tyre të dashur për të ulur shpenzimet mes pandemisë.
Me veshje të dinosaurit, Quy ndoqi ndeshjet në terrenin vendas të klubit për të ndezur tifozët në stadiumet e Arsenalit Highbury dhe Emirates Stadium si dhe në ngjarje të tjera të klubit.
Arsenali luajti ndeshjet e tyre në shtëpi në Highbury deri në vitin 2006 kur u zhvendos në shtëpinë e tyre të re, stadiumin Emirates.
Më herët të martën, klubi spanjoll i futbollit Sevilla tha se nënshkroi me Gunnersaurus për të treguar solidaritet.
"Ëndrrat bëhen realitet. Mirësevini, @Gunnersaurus !, #AnnounceGunnersaurus #DeadlineDay", shkroi Sevilla në Twitter për të mirëpritur maskotën e dinosaurit.
"Gunnersaurus" u prezantua para tifozëve të Arsenalit në vitin 1993.
Organizimi i mbledhjes së fondeve
Ndërkohë, një tifoz i Arsenalit, George Allen, inicoi mbledhjen e fondeve në faqen e internetit "GoFundMe" për të mbajtur "Gunnersaurus" në klubin londinez. Slogani për fushatën është "Save Gunnersaurus".
Tifozët deri më tani kanë mbledhur 11.100 funta (rreth 14.300 dollarë).
Synimi i tyre është të mbledhin 70.000 funta (rreth 90.000 dollarë).