Erbil Başay
04 Dhjetor 2015•Përditësim: 05 Dhjetor 2015
BERLIN (AA) - Futbollisti David Alaba i klubit gjerman Bayern Mynih (Bundesliga e parë e Gjermanisë) nuk do të mund të luajë në pjesën e parë të këtij sezoni, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga web faqja e Bayernit të Mynihut u theksua se Arjen Robben, Thiago dhe Bernat do të nisin javën e ardhshme stërvitjet me ekipin, por Alaba do të mbetet jashtë terrenit të gjelbër në tri ndeshjet e fundit në pjesën e mbetur të sezonit.