23 Gusht 2018•Përditësim: 24 Gusht 2018
BERLIN (AA) - Erbil Başay
Sezoni i ri në Ligën e parë gjermane të futbollit (Bundesliga) do të fillojë nesër me ndeshjen që do të luhet mes skuadrave Bayern Mynih dhe Hoffenheim, shkruan Anadolu Agency (AA).
Bayern Mynih, kampioni për 6 vite me radhë do të presë në Allianz Arena Hoffenheim-in në ndeshjen e hapjes së sezonit 2018-2019.
Në xhiron e parë, të shtunën më 25 gusht do të luhen 6 ndeshje, ndërsa të dielën më 26 gusht 2 ndeshje.
- Bayern Munih nën drejtimin e trajnerit kroat Kovaç
Bayern Mynih në masë të madhe e ka mbrojtur skuadrën, ndërsa me trajnerin e ri Niko Kovaç do të jap përpjekje për ta fituar kampionatin e 29-të.
Në gjashtë vitet e fundit bavarezët ishin nën drejtimin e trajnerëve me renome botërore si Josep Guardiola dhe Jupp Heynckes, ndërsa këtë herë zgjodhën trajnerin e ri kroat Kovaç.
Skuadrën e gjigandit gjerman e braktisi futbollisti kilian Arturo Vidal i cili u transferua në Barcelonë, ndërsa u transferua Leon Goretzka nga Schalke 04.
Bayern Mynih me ekipin e tij me përvojë ku bëjnë pjesë Manuel Neuer, Jerome Boateng, Mats Hummels, Thomas Müller, Franck Ribery, Arjen Robben, Corentin Tolisso, James Rodriguez ve Robert Lewandowski është kandidati kryesor edhe këtë vit për titullin e kampionit.
- Nagelsmann synon vendin e parë
Hoffenheim i cili sezonin e fundit përfundoi në vendin e tretë, në dy sezonet e fundit me trajnerin më të ri të Bundesligës 31 vjeçarin Julian Nagelsmann shfaqi një grafikë të suksesshme.
Nagelsmann sezonin e fundit do të marrë nën drejtim Leipzig-un, ndërsa në sezonin e fundit në klub deklaroi se dëshiron të fitojë kampionatin.
Hoffenheim do të marrë pjesë në UEFA Ligën e Kampionëve, ndërsa me përforcim prej 28 milionë euro në skuadrën e saj i shtoi futbollistët si Leonardo Bittencourt, Ishak Belfodil, Joelinton, Kasim Adams Nuhu dhe Joshua Brenet.
- Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen në kërkim të historisë
Ndërkohë Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen janë në kërkim të ditëve të suksesshme në histori.
Dortmund nën drejtimin e Jürgen Klopp në sezonet 2010-2011 dhe 2011-2012 arriti të fitojë kampionatin, ndërsa më pas pësoi rënie.
Ndërsa Bayer Leverkusen edhe pse ia transferoi Arsenal-it portierin Bernd Leno, synon të përfundojë sezonin në mesin e tre të parëve.
- Kalendari i ndeshjeve
Java e parë në Bundesligë është si në vijim:
Nesër:
20:30 Bayern Mynih - Hoffenheim
25 gusht, e shtunë:
15:30 Hertha Berlin - Nürnberg
15:30 Werder Bremen - Hannover 96
15:30 Freiburg - Eintracht Frankfurt
15:30 Wolfsburg - Schalke 04
15:30 Fortuna Düsseldorf - Augsburg
18:30 Borussia Mönchengladbach - Bayer Leverkusen
26 gusht, e dielë:
15:30 Mainz 05 - Stuttgart
18:00 Borussia Dortmund - Leipzig