Hüseyin Burak Demirer
31 Mars 2017•Përditësim: 01 Prill 2017
ANKARA (AA) - Thomas Müller, një lojtar i cili ka dalë nga akademia e Bayern Münih është shumë larg formës së tij të dikurshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Skuadra e tij do të jetë përballë Ausburgut në javën e 26 të kampionatit, ndërsa një nga titullarët më të spikatur të saj Müller, ndodhet ende larg perfomancës së dikurshme.
Gjatë sezoneve 2011-12 ai kishte mesataren më të ulët të karrierës me 0.2 gola për ndeshje, ndërkohë që gjatë këtij sezoni ai ndodhet edhe më poshtë kësaj mesatareje duke shënuar vetëm 0.09 gola për ndeshje.
Ndërkohë është e çuditshme kur shohim se ylli i Bayern Münih, ka rënë kaq poshtë menjëherë pas sezonit 2015-16 ku ai shënoi plot 32 gola në të gjitha ndeshjet zyrtare dhe kaloi sezonin më të suksesshëm të tij.