Muhammed Enes Çallı
23 Tetor 2019•Përditësim: 24 Tetor 2019
Derbi i famshëm në futboll midis Barcelonës dhe Real Madridit, i njohur si "El Clasico", do të zhvillohet më 18 dhjetor, njoftoi Federata Spanjolle e Futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e shumëpritur e futbollit në ligën e parë spanjolle do të zhvillohet në stadiumin Nou Camp të Barcelonës më 18 dhjetor.
Më herët, përballja e La Ligës ishte planifikuar të zhvillohej më 26 tetor në Barcelonë, por federata kishte vendosur ta shtyejë për shkak të protestave të dhunshmë në Katalonjë.
Vendimi që përballja të realizohet më 18 dhjetor është marrë pasi Real Madridi dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje mbi datën e re.
Ndryshe, rajoni i Katalonjës ishte skenë e demonstratave dhe përplasjeve midis policisë dhe protestusve pro-pavarësisë pas dënimit me burg të nëntë liderëve separatistë katalanas më 14 tetor.
Gjykata e Lartë e Spanjës më 14 tetor shqiptoi dënime me burg nga nëntë deri në 13 vjet ndaj liderëve katalanas për shkak të rolit të tyre në referendumin e paligjshëm dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2017.