Bakir Tiro
24 Shkurt 2016•Përditësim: 24 Shkurt 2016
BARCELONË (AA) – Futbollistët e Barcelonës mbrëmë si mysafir fituan me rezultat 2:0 në Londër tek Arsenali në ndeshjen e parë në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve dhe në këtë mënyrë pothuajse e kanë siguruar të katërtën e finales, por kanë vendosur edhe jubile të vlefshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Fituesi aktual i garës më të vlefshme, mbrëmë shënoi edhe golin e tyre të 10.000 në ndeshjet zyrtare të historisë së klubit. Atë e bëri Lionel Messi nga 11 metërshi në minutën e 84-të të takimit.
Për 10.000 gola në ndeshjet zyrtare, futbollistëve të Barcelonës u janë dashur 4.375 ndeshje.
Për 10.000 golat e shënuar më së shumti ka kontribuar Messi, madje 441. I dyti është Cesar Rodriguez me 232 gola. Vijon Ladislav Kubala me 194, Josep Samitier 184, Josep Escola 167, Paulino Alcantara 143...