Fatjon Cuka
06 Shtator 2018•Përditësim: 06 Shtator 2018
TIRANË (AA) - Turqia ka fituar përballë Francës në ndeshjen e fundit në grup në kuadër të fazës finale të Kampionatit Evropian të Volejbollit U-19 për femra, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen Francë-Turqi e zhvilluar në sallën sportive “Feti Borova”, në Parkun Olimpik të Tiranës, ekipi turk ka fituar me rezultatin 0-3 (20-25, 18-25 dhe 17-25).
Në ndeshjet e kaluara në grupin B, Turqia u përball me Gjermaninë, Sllovakinë, Rusinë dhe Serbinë, ndërsa ka siguruar 10 pikë. Në grupin B pritet edhe rezultati i ndeshjes Rusi-Gjermani, ku do të mësohen edhe gjysmë finalistët.
Ekipi turk u mbështet edhe nga tifozët e pranishëm gjatë ndeshjes, ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV), Erlind Pëllumbi i dhuroi ambasadorit turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, një dhuratë në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për bashkëpunim mes FSHV-së dhe Ambasadës së Turqisë në Tiranë.
Në fazën e grupeve morën pjesë ekipet e Shqipërisë, Turqisë, Serbisë, Sllovakisë, Bullgarisë, Holandës, Rusisë, Bjellorusisë, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe Francës.
Evenimenti sportiv organizohet në bashkëpunim mes Federatës Evropiane të Volejbollit dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit.