Bakir Tiro
26 Nëntor 2015•Përditësim: 26 Nëntor 2015
PARIS (AA) - Bordi udhëheqës i klubit futbollistik Paris Saint Germain në organizimin e ndeshjes në Ligën franceze të shtunën kundër ekipit Troyes do të ndërmarë masat të larta të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Për të shmangur rrezikun nga sulmet eventuale terroriste në Paris, tifozëve nuk do t'iu mundësohet futja e çantave dhe helmetëve në stadiumin e PSG-së. Gjithashtu, janë apeluar të gjithë ata që planifikojnë të shikojnë ndeshjen në stadium të vijnë më herët për t'iu nënshtruar kontrollit rigoroz, në kuadër të të cilit gjatë hyrjes në stadium do të duhet të tregojnë edhe dokumente personale.