Doga Kirmizioglu
13 Qershor 2017•Përditësim: 13 Qershor 2017
ANKARA (AA) - Ish-tenisti i parë i botës dhe një nga tenistët më të mirë ndonjëherë, Roger Federer do të kthehet në fushë pas një pauze dhjetë javore, dhe deklaroi se dëshiron që përsëri të bëhet kampion, raporton Anadolu Agency (AA).
Federer nesër do të luaj në raundin e dytë të turneut ATP në Shtutgart, ndërsa kundërshtari i tij do të jetë fituesi i ndeshjes mes Pierre-Hugues Herbert dhe Tommy Haas.
Në një intervistë me portalin ATP Federer ka thënë se është i "dashuruar pas tenisit profesional dhe fitoreve."
"Këtë vit nuk ka më pushim. Mjaft kam pushuar dhe në mënyrë të padëshiruar jam bërë kampion i trajnimit, por tani dua që sërish të bëhem kampion në teren. Do të marr pjesë në të gjitha turnetë të pjesës së dytë të sezonit", ka thënë Federer para ballafaqimit të nesërm në Shtutgart.