Emre Doğan
13 Qershor 2017•Përditësim: 13 Qershor 2017
STAMBOLL (AA) - Golden State Warriors shpallet kampion i Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA) pasi në ndeshjen e pestë në serinë finales së Playoffit ka mposhtur si nikoqir klubin Cleveland Cavaliers me rezultatin 129-120, duke finalizuar rezultatin e përgjithshëm të ndeshjeve të finales në 4-1, raporton Anadolu Agency (AA).
Warriors, me kryetrajner Steve Kerr, kanë siguruar kampionatin e pestë në histori, ndërsa të dytin në tri sezonet e fundit.
Golden State Warriors për herë të tretë radhazi takohen në finale me Cleveland Cavaliers, të cilët vitin e kaluar siguruan kampionatin të udhëhequr nga ylli i tyre i basketbollit Lebron James.
Ndeshja e pestë dhe e fundit e serisë së finales së sivjetshme u zhvillua në sallën e Warriorsave, Oracle Arena.