Besar Ademi
30 Shtator 2016•Përditësim: 01 Tetor 2016
SHKUP (AA) – Ndeshja miqësore në basketboll Rabotniçki – Fenerbahçe, e cila u zhvillua në Qendrën Sportive “Boris Trajkovsi” në Shkup me rastin e 70 vjetorit të themelimit të skuadrës maqedonase, përfundoi me fitore të bindshme të skuadrës turke me rezultatin 92:60, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë ndeshjes në sallën “Boris Trajkovski” e cila ishte përplot me tifoz nga të dyja skuadrat, mbizotëronte një atmosferë sportive dhe miqësore.
Para fillimit të ndeshjes, basketbollistit të njohur maqedonas Pero Antiq, i cili luan në rradhët e skuadrës turke Fenerbahçe, nga ana e tifozëve të skuadrës Rabotniçki iu dha fanella e klubit nikoqir, ku dhe Antiq filloi karrierën e tij të basketbollit. Në konferencë për shtyp të mbajtur pas përfundimit të ndeshjes, Antiq falenderoi skuadrën maqedonase për ftesën në shënimin e 70 vjetorit të skuadrës së tij të parë.
Trajneri i Fenerbahçes Zheljko Obradoviq, i cili shprehu kënaqësi për lojën e luajtur kundër një skuadre, e cila shënon përvjetorin e themelimit, tha se, “Ndjehem i kënaqur që kishim mundësi të luajmë për të shënuar përvjetorin e Rabotniçkit. Falenderit për mikpritjen dhe ftesën për të qenë pjesë e festës së këtij klubi”.
Ndryshe, loja e fundit mes skuadrës Rabotniçki dhe Fenerbahçe është luajtur në Ligën Evropiane FIBA. Në atë kohë skuadra turke festoi dy herë, në Shkup ndeshja përfundoi 79:67, ndërsa në Stamboll me rezultat të bindshëm 109:60.