Mutlu Demirtaştan
17 Dhjetor 2020•Përditësim: 18 Dhjetor 2020
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka miratuar kalendarin e sezonit 2021 në Kampionatin Botëror të Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të bërë nga FIA, Këshilli Botëror i Sporteve Motorike ka dhënë dritë jeshile për kalendarin e sezonit të ri prej 23 etapa që do të fillojë më 21 mars 2021 me Çmimin e Madh Australisë dhe do të përfundojë më 5 dhjetor 2021 me Çmimin e Madh të Abu Dhabit.
Në kampionat, Arabia Saudite është përfshirë për herë të parë, ku qyteti që do të zhvillohet do të bëhet i ditur më tutje, ndërsa Çmimi i Madh i Turqisë nuk mori pjesë në kalendar.
Kalendari i Formula 1 për vitin 2021 është si në vijim:
21 mars: Çmimi i Madh i Australisë
28 mars: Çmimi i Madh i Bahreinit
11 prill: Çmimi i Madh i Kinës
25 prill: Do të përcaktohet më vonë
9 maj: Çmimi i Madh i Spanjës
23 maj: Çmimi i Madh i Monaco-s
6 qershor: Çmimi i Madh i Azerbajxhanit
13 qershor: Çmimi i Madh i Kanadasë
27 qershor: Çmimi i Madh i Francës
4 korrik: Çmimi i Madh i Austrisë
18 korrik: Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe
1 gusht: Çmimi i Madh i Hungarisë
29 gusht: Çmimi i Madh i Belgjikës
5 shtator: Çmimi i Madh i Holandës
12 shtator: Çmimi i Madh i Italisë
26 shtator: Çmimi i Madh i Rusisë
3 tetor: Çmimi i Madh i Singaporit
10 tetor: Çmimi i Madh i Japonisë
24 tetor: Çmimi i Madh i SHBA-së
31 tetor: Çmimi i Madh i Meksikës
14 nëntor: Çmimi i Madh i Brazilit
28 nëntor: Çmimi i Madh i Arabisë Saudite
5 dhjetor: Çmimi i Madh i Abu Dhabi-t