Ekip
13 Maj 2016•Përditësim: 13 Maj 2016
NYON (AA) – Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka njoftuar se finalja e Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe Atletico Madridit për herë të parë do të transmetohet drejtpërdrejtë në YouTube, raporton Anadolu Agency (AA).
UEFA thekson se shikuesit në Britani të Madhe do të mund të shohin ndeshjen falas në ueb faqe përmes video-strimingut.
Në Spanjë, bartësi i të drejtave të emetimit është Bein Sports i cili do të transmetojë finalen në kanalin e tij në YouTube në të cilin qasje do të kenë vetëm abonentët me parapagesë.
Të drejtat për transmetim në Britani i ka transmetuesi pay-TV, BT Sport, i cili ka vendosur që të emetojë ndeshjen falas në kanalin në YouTube si dhe në ueb faqen e saj.