Ossama Elshamy
18 Janar 2016•Përditësim: 19 Janar 2016
KARACHI (AA) – Pakistani sot sërish ka mundësuar qasjen në faqen e internetit për shkëmbimin e video-përmbajtjeve të YouTube pas pezullimit trevjeçarë të këtij shërbimi on line, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Autoritetet pakistaneze gjatë vitit 2012 bllokuan qasjen në YouTube për shkak të shfaqjes së përmbajtjeve blasfemike.
Pezullimi sot është zhbllokuar pasi qeveria e Pakistanit arriti marrëveshje me Google-n, kërkuesin më të madh të internetit dhe pronarët e YouTube.
Sipas raportimeve të mediave pakistaneze, në këtë vend tani është i aksesueshëm “versioni pakistanez” i YouTube.
Pakistani për herë të parë bllokoi qasjen në YouTube për një vit të tërë në vitin 2007, për, siç u theksua atëherë, “videove joislame” në këtë kanal.