Abdulkadir Karakaya
04 dhjetor 2020•Përditësim: 04 dhjetor 2020
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) njoftoi se finalja e turneut të ri që do të organizohet për herë të parë sezonin e ardhshëm, "Conference League" do të luhet në Tiranë, në Arenën Kombëtare "Air Albania", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e UEFA-s, janë bërë të ditur vendimet pas mbledhjes së bordit të drejtuesve.
Sipas kësaj, finalja e turneut të ri të UEFA-s në nivel të klubeve do të luhet në Tiranë, në Arenën Kombëtare "Air Albania".
Finalet e UEFA Ligës së Kombeve ku do të marrin pjesë Italia, Belgjika, Franca dhe Spanja do të luhen në qytetet Torino dhe Milano të Italisë.
Kampionati Evropian i UEFA-s për grupmoshat nën 21-vjeç të vitit 2023 do të organizohet nën mikpritjen e Rumanisë dhe Gjeorgjisë.
Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se Kongresi i UEFA-s që planifikohej të zhvillohet më 2 mars 2021 në qytetin Montreux të Zvicrës, është shtyrë më 20 prill 2021.