Ekip
31 Tetor 2016•Përditësim: 01 Nëntor 2016
MEXICO CITY (AA) – Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, është fitues i Çmimit të Madh të Meksikës, ku ka mbetur në garë për titullin e kampionit të Formula 1 për këtë sezon, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendi i dytë i takoi kolegut të tij të klubit, Nici Rosberg. Vendi i tretë i takoi Sebastian Vettel në Ferrari, i katërti pilotit të Red Bull, Daniel Daniel Ricciard dhe Max Verstappen.
Hamilton i cili startoi nga pol-pozicioni, përnjëherë frenoi në kthesën e parë, ku doli në bar, por arriti të qëndrojë në epërsi.
Me triumfin e sotëm regjistroi fitoren e 51-të në karrierë. Në renditjen e përgjithshme, me vetëm 19 pikë përparësi udhëheq Rosberg para Hamiltonit, ndërsa deri në fund të kampionatit kanë mbetur garat në Brazil dhe Abu Dhabi.