Fatih Erel
14 Maj 2020•Përditësim: 15 Maj 2020
Piloti australian i Formula 1, Daniel Ricciardo, vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e klubit McLaren, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ky është një lajm shumë i mirë për ekipin, partnerët dhe natyrisht për tifozët tanë", tha Zak Brown, drejtori ekzekutiv i Mc Laren, në një deklaratë me shkrim.
Piloti 30-vjeçar, sezonin e ardhshëm do të jetë në të njëjtin ekip me britanikun 20-vjeçar, Lando Norris.
Me këtë, do të ndahen rrugët e McLaren me pilotin spanjoll Carlos Sainz.
Pretendohet se Sainz do të jetë pjesë e Ferrarit.
Sezoni në Formula 1 ende s'ka filluar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).