Berad Büyük
14 Maj 2020•Përditësim: 15 Maj 2020
Piloti britanik i garave në Formula 1, Lewis Hamilton, është bërë sportisti më i pasur në 32 vitet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
35-vjeçari Hamilton, i cili garon për skuadrën e Mercedes-it, është radhitur i pari në listën e përgatitur nga Sunday Times me sportistët më të pasur për vitin 2020, pasi pasurisë së tij i ka shtuar 37 milionë sterlina, për ta çuar atë në gjithsej 224 milionë.
Hamilton, i cili vitin e kaluar siguroi kampionatin e gjashtë, po ashtu është shpallur sportisti më i pasur i të gjitha hulumtimeve gjatë 32 viteve të fundit, duke e lënë mbrapa ish-futbollistin David Beckham me një pasuri prej 200 milionë sterlinash.
Ndërkaq, futbollisti i Real Madridit, Gareth Bale, ka zënë vendin e parë në listën e sportistëve më të pasur nën 30-vjeç, me një pasuri prej 114 milionë sterlinash. Ai ndiqet nga boksieri britanik Anthony Joshua me 107 milionë sterlina dhe futbollisti francez i Manchester United-it, Paul Pogba, me 50 milionë sterlina.