Yunus Kaymaz
11 Shtator 2018•Përditësim: 12 Shtator 2018
STAMBOLL (AA) - Në vend të pilotit Kimi Raikkonen në ekipin e Ferrari në Formula 1 do të ulet piloti i ri Charles Leclerc, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipi italian njoftoi se piloti finlandez në fund të sezonit do të ndahet nga ekipi, ndërsa kanë arritur marrëveshje me 20 vjeçarin Leclerc, i cili sezonin e parë të tij në Formula 1 e kaloi në radhët e Sauber.
"U realizuan ëndërrat e mia. Vitin e ardhshëm do të garojë për Ferrari në kampionatin botëror. Do të jem falënderues deri në pafundësi Ferrari-t për këtë mundësi", shkroi Leclerc nga rrjeti social.
Leclerc këtë sezon doli në 14 gara me Sauber, ndërsa rezultatin më të mirë e arriti në Azerbajxhan duke u bërë i gjashti. Ai në klasifikimin e pilotëve renditet i 15-ti me 13 pikë.
Piloti finlandez do të jetë me të njëjtën ekipi me pilotin gjerman Sebastian Vettel i cili ka 4 kampionate botërore të fituara.