18 Nëntor 2019•Përditësim: 19 Nëntor 2019
Cristiano Ronaldo kritikoi ashpër fushën e futbollit në Luksemburg, pasi kombëtarja e Portugalisë dje fitoi me rezultatin 2:0 ndaj Luksenmburgut në ndeshjen për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020, raporton Anadolu Agency (AA).
"Nuk është e lehtë të luash në terrene si kjo, ishte me të vërtetë një 'fushë patatesh'. Nuk e kam të qartë se si skuadra si tonat duhet të luajnë në terrene të tilla", u tha Ronaldo gazetarëve.
Ai, megjithatë, shtoi se gjëja më e rëndësishme është se fituan dhe u kualifikuan për në EURO 2020.
“Nuk ishte ndonjë performancë spektakolare nga ana jonë, por me rëndësi është se e kryem punën. I gëzohem faktit për pjesmarrjen time të pestë në Kampionatet Evropiane”, tha Ronaldo.